Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek i njohur shqiptar

DIBER

Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19.

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare mjeku Ibrahim Kaziu, i cili shërbente edhe si drejtues teknik në Spitalin e Dibrës.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë”, shkruhet në njoftimin e Spitalit Rajonal Dibër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*