E fundit! Shkoi në Itali për t’u kuruar, ndërron jetë mjeku i njohur ne moshe te re, kryetari i Bashkise perlot me shkrimin

Mjeku ORL Bledi Nini ka humbur betejën me COVID19, pasi shkoi për kurim në Itali.

Nini njihej në Shqipëri si një nga specialistët më të mirë në fushën e Otorinolaringologjisë me mbi 20 vite eksperiencë.

Nini u trajtua për disa ditë në Shqipëri, por përkeqësimi i simptomave bëri që familja ta dërgonte atë për një trajtim më të specializuar në Itali, ku pavarësisht ndihmës nga mjekët, ai nuk ia doli.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi nuk ishte i thjeshtë.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*