E trishte! Ne gjendje te rende nga Covid, trajneri i madh shqiptar niset me urgjence drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë.

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me COVID-19, e ndërsa gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u rënduar.

“Panorama Sport” mëson nga burime pranë trajnerit, se ai është nisur sot me urgj encë drejt Turqisë. Të njëjtat burime shtojnë se virusi i ka prekur mushkëritë trajnerit, dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi. Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat, për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë momente të vështirë që po kalon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*