“O vëlla pse ike, sa herë ma ke …”, Erion Kristo përlot rrjetin me fjalët për mjekun Nini qe vdiq 48 vjec nga Covid

Aktivisti Erion Kristo ka bërë një postim mjaft prekës, për mikun e tij dhe njëherësh mjekun e njohur Bledi Nini, i cili ndërroi jetë si pasojë e Covid 19. Kristo shprehet se ky lajm ka lënë të tronditur familjen dhe të gjithë miqtë e Ninit, ndërsa shprehet se të gjithë patën besim se ai do ta mposhte virusin.

“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve.

Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla.

Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më“, shkruan Kristo në postimin e tij në rrjetet sociale.

Nini u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare, në Itali, ku ishte dërguar për mjekim nga ana e familjarëve të tij, pas infektimit me Covid 19.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*