E rë̄ndë/ 3 dite ne intubim, vd.es nga Covid 29 vjecarja shqiptare 7 muajshe shtatzënë,as foshnja nuk u shpëtua dot

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja.

Gruaja ishte pranuar fillimisht në Klinikën e Gjinekologjisë javën e kaluar, por në të njëjtën ditë ishte transferuar në Klinikën Infektive e tre ditë më vonë në Mjekimin Intensiv Qendror ku ishte intubuar për shkak të gjendjes së rëndë.

Lajmin për Gazetën Shneta e ka konfirmuar QKUK.

“Mund t’ju konfirmojmë informacionin se një grua shtatzënë (1991) ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Fatkeqësisht kjo është shtatzëna e dytë që ka humbur betejën me Covidin në Kosovë që nga muaji mars kur është shfaqur pandemia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*