Greqia merr vendimin drastik/ Mijera te vd ekur! Spitalet të tejmbushura, detyrohet të

Greqia ka shtyrë lockdown-in (mbylljen) e përgjithshme deri në datën 7 dhjetor.

Lajmi i bë i ditur para pak minutash, nga zëdhënësi i qeverisë, në një konferencë për shtyp.

Shtyrja konsiderohej e domosdoshme, pasi në vend vazhdon ende të ketë një numër të lartë humbje jete.

Kështu vetëm gjatë nëntorit, mbi 1200 persona kanë humbur jetën.

Shqetësues është edhe numri i madh i rasteve ditore si dhe i të intubuarve që kanë arritur gati 600.

Sot, për herë të parë janë kryer transportime ajrore të tre pacientëve që duhet të intuboheshin nga spitalet e Selanikut, të cilat janë mbushur plot, drejt spitaleve të tjera të vendit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*