
Një djalë i ri, ende pa mbushur 18 vjeç, humbi jetën nga koronavirusi.
I riu që shihni në foto është 17-vjeçari i cili humbi jetën nga covid 19.
I riu quhet Qamil Seiti dhe ka humbur jetën në Spitalin Covid 2. Siç duket dhe nga fotot i riu ishte pasionant dhe punonte në kuzhinë.
Sipas informacioneve të para, 17-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi, ndërsa prej ditësh ishte në intubim.
Rasti është tronditës, pasi 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 17-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.
Leave a Reply