Hapen lokalet me muzikë? Ja lajmi i papritur që jep këngëtari shqiptar

Të shumtë kanë qenë këngëtarët që kanë ngritur zërin fort pasi puna e tyre ka rënë në zero per shkak te pandemise.

Së fundmi këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri në një psotim në Instagram ka paralajmëruar se nga java tjetër do të fillojnë mbrëmjet muzikore dhe kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës.Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”- shkruan ai.

Gjithashtu ai shton se pa punë nuk mund të vazhdohet.

“Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*