U puthen para botes! Jasmina pranon publikisht se dashuron Andin?!

Afrimiteti mes Jasminës dhe Andit është vënë re që kur Jasmina u bë pjesë e programit.

Midis dy konkurentëve nuk kanë munguar as puthjet. Në “Për’puthen Prime” të javës së kaluar, para se të diskutonte me Mevlanin, Jasmina çohet dhe papritur puth Andin.
Ndërsa në Prime-n e mbrëmshëm ishte Andi që i dhuroi puthjen në buzë dhe më pas një orë me rërë Jasminës.

Sot, në një story në Instagram teksa tregonte disa produkte, Jasmina shkruan “Ngaqë u dashurova, kam harruar ta ndaj me ju, sorry”. Mbetet për t’u parë në vazhdim sa e vërtetë është kjo deklaratë e saj dhe nëse çifti do të dalë i përputhur nga emisioni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*