‘Ah sikur ta kisha edhe njëherë në krahë’, i përl otur vëllai i Bleona Matës kujton ditën kur u largua: Nuk i desha gjë më zotit

Vëllai i Bleona Matës, Armendi i cili rikujtoi momentin e largimit së motrës dhe bëri apel për gjetjen, teksa mbante të veshur bluzën me foton e saj.

“Kur e pashë motrën 16-vjeçe në foto isha shumë i emocionuar sikur e kisha në krah, sikur po bëja detyrat me atë dhe po shkoja në shkollë me atë. Ah ta kisha edhe njëherë në krahët e mia dhe nuk i desha gjë më zotit. Atë ditë kur e morën, Qamilja erdhi dhe e mori në fushë i bleu një çokollata dhe i tha hajde se janë prekur dredhzat (luleshtrydhet) unë nuk dëgjova. Ajo shkoi dhe nuk u kthye më”.

Ndërsa Bukurie Mata kishte një mesazh për vajzën e saj. “Për Bleonën jam gati që të j ap j etën. I bëj thirrje Bleonës, që të jetë krenare për nënën që ka dhe që ka vëlla Armendin që nuk do të ndalet asnjëherë. Djali çohet cdo mëngjes dhe thotë o Zot ktheje motrën time. Një ditë kam besimin më të madh se do të kthehet në shtëpi. Do të jemi familja më e lumtur që të bashkoja vëlla e motër në shtëpi. Ishalla në këtë muaj të madh të Ramazanit të kemi bashkim të motrës me vëllanë” tha ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*