“Kam ‘rr.ëmbyer’…”- Aktorja e Portokallise tregon për herë të parë e përl.otur momentin e vështirë pas divorcit

Arjola Demiri, nënë e tre fëmijëve teksa ishte e ftuar në “E ardhmja është vajzë”, vendosi të fliste për momentin më të vështirë të jetës së saj pas divorcit.

Ajo tregoi se vitin e fundit të “Akademisë së Arteve” nuk e mbylli dot për shkak të shtatzënisë me vajzën, Helgën, dhe diplomën e mori 11 muaj pasi lindi edhe djalin, pra fëmijën e dytë.

“Doja të isha një nënë që vlen, nuk doja të isha një nënë shtëpiake. Të jesh një nënë me kohë të plotë ëhtë shumë e vështirë dhe t’i bësh të dyja është akoma dhe më e vështirë”, tha aktorja.

Ajo vendosi të rrëfejë historinë që vetëm vetëm rrethi i saj i ngushtë familjar dhe shoqëror e dinin.

“Bëhet fjalë për Helgën. Pas 10 viteve mundim për t‘i rritur fëmijët, kam qenë një nënë me kohë të plotë pa u ndarë kurrë me ta, fillova të ndahesha me kohë dy-tre ditore për të shkuar dhe startuar karrierën time në Kosovë…

Duke u gjendur e pa mbështetur ekonomikisht, sepse kisha qëndruar tek familja ime pas divorcit edhe ata më ofruan shtëpinë, m’i hapën dyert pa më paragjykuar, por më kishin dërguar tek pullë tek burri dhe iu ktheva veti i katërt, duke mbajtur mbi supe zhvillimin dhe rritjen të të katërtëve ne. Sepse unë gjendesha në pikën zero të të gjithë stadit tim si femër, si nënë, si grua në një periudhë shumë të vështirë psikologjike.

Pasi startova karrierën time në Kosovë, sezonin e dytë doja të zhvendosesha bashkë me fëmijët atje. Duke e parë që e kisha rënduar familjen ekonomikisht për tre vite që ishin shumë të rënda për ta dhe për mua sigurisht, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati për një periudhë 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre.

Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proces gjyqësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që divorcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë.

Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim. E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij.

Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte.

Duke ndjerë një dhimbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka.

Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë. Kam shkuar dhe kam “rrëmbyer” fëmijën tim… e kam pritur, jam zgjuar një mëngjes pa frymë. Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe nuk po merrte dhe as po jepte dhe ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes.“

Pavarësisht lodhjes, mundit, gjendjes së rënduar psikologjike dhe shumë sakrificave, sot Arjola gëzon kujdestarinë e tre fëmijëve.

“Sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për Helgën, Rubinin dhe Alesian që janë fëmijë të shkëlqyer, që e kuptojnë situatën në të cilën jemi dhe i kam krahë që të tre”,- përfundoi rrëfimin e saj e përlotur Arjola Demiri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*