Gruaja iken tek gjinekologu, hap këmbët dhe ai shtang nga ajo që shikon. Ja çfarë ndodhi më pas

Të gjithë ne kemi një mijë gjëra në mend gjatë ditës, veçanërisht në gratë. Shumë prej tyre kanë fëmijë për të marrë në shkollë, duhet të bëjnë gati drekën, të shkojnë në punë, të lajnë, pastrojnë etj … Nuk është çudi që gratë të duken nganjëherë pak ‘të çmendura’ dhe të lodhura gjatë ditës … Janë ditët kur orët nuk duket kurrë të jenë të mjaftueshme.

Protagonistja e kësaj historie kishte një takim me gjinekologun, por gjërat dolën shumë ndryshe nga ajo që ajo kishte imagjinuar … “Kisha një takim me gjinekologun atë ditë, por që në mëngjes kam marrë një telefonatë nga spitali që më lajmëroi.

Burri dhe vajza ime tashmë ishin larguar nga shtëpia dhe po shkonin në punë dhe në shkollë. Ishte ora 8:45 dhe duhej të isha në studio në orën 9:30, përndryshe do të humbisja rezervimin tim dhe do të prisja një takim të ri, shkruan ShkodraNews. U deshën rreth 35 minuta për të arritur atje kështu që nuk kishte kohë për të humbur.

Zakonisht unë jam shumë e kujdesshme për higjienën para kësaj vizite, por atë ditë nuk kishte shumë kohë. Zbrita shkallët, hoqa pizhamët, mora një peshqir, e ngjyva atë në ujë dhe lava pjesët e mia private me të. I hodha peshqirët në shportën e veshjeve, vesha një palë pantallona dhe u largova menjëherë nga shtëpia. Shikova orën time dhe pashë se ndoshta do të isha pak vonë.

Sapo isha ulur në dhomën e pritjes kur më thanë se ishte radha ime. Unë e di se si funksionon vizita, kështu që u ula drejtpërdrejt në krevat. Ndërsa isha shtrirë atje, u përpoqa të mendoja se isha në Paris, një vend i largët dhe i bukur, për të më tërhequr vëmendjen.

Isha pak e befasuar dhe e hutuar kur gjinekologu më shikoi, qeshi dhe papritur tha: “Oops! Shoh se kemi bërë një përpjekje shtesë këtë mëngjes, apo jo? “Unë nuk u përgjigja, vizita të tilla më turpërojnë dhe unë nuk dua të thellohem, shkruan ShkodraNews. Në fund të vizitës, vazhdova ditën si zakonisht. Shkova për pazar, përgatita drekë dhe bëra lavanderi. Pas shkollës, vajza ime 6 vjeçare erdhi në shtëpi, donte të luante dhe më pyeti: Mami, ku është peshqiri im i vogël?”.

I thashë asaj për të marrë një tjetër nga dollap, por ajo u përgjigj direkt: “Jo, dua atë që ishte në banjë. Sepse është shumë i bukur dhe lëshon xixa”.

Në atë moment kam kuptuar atë që gjinekologu kishte gjetur para meje, pjesët e mia private ishin plot me shkëlqim. Shpërtheva në të qeshura, por kurrë nuk do të kthehem në atë gjinekolog … Asnjëherë në jetën time!”.

Ndani këtë histori argëtuese në Facebook. /Përshtati: ShkodraNews

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*