Para me thase! “Kjo është super-vila që po ndërton Edi Rama në New York”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme fotot e një vile që është duke u ndërtuar në State Island, NewYork.

Sipas tij dhe “qytetarit dixhital”, vila e bukur i përket Edi Ramës. Në vijim të shkrimit të tij qytetari bën me dije se kjo banesë po ngrihet pranë saj të miliarderit Selim Rusi, mik i ngushtë i Ramës.

Nga ana tjetër, Berisha i bën thirrje FBI-së të hetojë me përparësi këtë rast.

Ai shkruan:

Rezidenca e re e Kallam Deshtaku ne State Island Neë York!
Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me pëparësi këtë denoncim të qytetarit dixhital.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij.

Përshendetje doktor,
Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.

Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*