‘U mundova kot’, Sindi zhgënjehet nga Murati, ai i bën kërkesën e papritur

Sindi nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe Muratit në takim. Sindi e ka cilësuar Muratin si çunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve.

“Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike”, tha Sindi.

Ndërkohë Murati bëri kërkesën e papritur duke i thënë Sindit ta tërheqë deklaratën që është vetëm për të në emision dhe është e lirë të dalë me kë të dojë.

Sindi e tërhoqi deklaratën dhe u shpreh tepër e zhgënjyer nga Murati.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*