“Kush do e mbajë mamane me buke?”/ Vëllezërit nga Kukësi rr.i.hen ba.r.b.arisht me njëri-tjetrin

Dh.u.na në familje ka shpë.rth.yer gjatë pand.emisë sa kohë kufizimet na mundësuan më tepër orë qëndrimi në banesë dhe për rrjedhojë më tepër orë pranë të afërmve. Dy vëllezër nga Kukësi u r.ra.hën me njëri tjetrin, pas kon.fl.iktit se cili prej tyre duhet ta mbante nënën e moshuar. Sipas gazetës “Si” të rinjtë jetojnë në Paskuqan dhe të dy ata do të hetohen për d.hu.në në familje pasi secili ka kal.lëzuar tjetrin, teksa e rr.a.hur prej tyre, ka përfunduar edhe e motra e martuar në një lagje tjetër periferike të Tiranës.

Vëllai më i madh, thotë në polici se prej vitesh jeton në Itali dhe se për shkaqe emigracioni e kishte të pamundur ta merrte nënën me vete. A.Q., 45 vjeç, kujton se kur u largua, më i vogli N.Q., 38 vjeç, e paralajmëroi, se nëse nuk e merrte nënën, nuk do ta shihte sa të ishte gj.allë.

“Kur erdha, shkova për vizitë. Mora edhe motrën me vete që është e martuar në Bathore, Kamëz. Ai nga inati që nuk e mora nënën, nuk më lejon ta takoj atë. Më ka thënë, nëse e do kaq shumë mbaje ti. Por nuk e marr dot. Kjo gjë na ka sjellë një konf.l.ikt të madh në familje. Unë hyra me d.hu.në në shtëpi dhe u drejtova për nga dhoma ku rri nëna. Por vëllai më kapi për krahu dhe nuk më lejoi. Më kapi për krahësh dhe më nxo.ri jashtë”,- thotë 45-vjeçari në polici.

Në këtë moment, mes dy vëllezërve ka ndërhyrë e motra, e cila nga sht.yrjet mes dy vëllezërve është rrë.zuar përtokë. Por sipas përshkrimeve, kur vëllai i madh e ka ngritur në këmbë dhe i ka thënë që të dilnin, ajo ka tundur kokën dhe ka kërkuar të qëndrojë.

“Unë ika, pasi vëllai i vogël më shtynte derisa dola përjashta. Pas pak metrash, më mori në telefon motra dhe duke qarë më kërkoi ta prisja. U ktheva dhe pashë që vëllai e kishte rr.a.hur dhe atë”,- shprehet 45-vjeçari, i cili veç pretendimit për dh.u.në, kërkon ndihmën e policisë që të takojë nënën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*