Shqiptari behet hero ne Itali, shpëton italianin që ndodhej në rrezik nga përmbytjet (video)

Imazhi i shqiptarëve është i ndryshëm në vende të ndryshme të botës, varësisht se si janë sjellë shumica e shqiptarëve rezidentë atje. Madje dhe brenda një shteti, zona të ndryshme kanë mendime të ndryshme për ne.

Veprat e mira, sidomos kur pasqyrohen dhe në media sigurisht që krijojnë tek të huajt një opinion dhe imazh pozitiv për shqiptarët. Si ky i fundit, ku një punëtor shqiptar është kthyer në heroin e ditës pasi ka shpëtuar një burrë italian të moshur.

Agimi ishte në një situatë kritike, gati për t’u rrëmbyer nga vërshimi i ujit. Burri italian ishte kapur pas një gardhi, ndërsa makina e tij ishte përmbytur nga stuhia.

Shqiptari i identifikuar me emrin Agim, njoftoi autoritetet dhe më pas u fut në ujë. Mori një kavo të gjatë të cilën nga njëra anë ia dha ta mbajë fortë burri italian, ndërsa anën tjetër ia dha traktorit që ta tërhiqte. Mediat lokale raportojnë se Agimi ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*