Lajme

Ska me dyshime! Bora dhe Atdheu të lidhur? Antonela zbulon çdo gjë

Antonela përmes disa komenteve në rrjete sociale ka ngacmuar Atdheun. Atdhe Xharavina njihet si fytyrë publike pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë “Përputhen”, shkruan lajmi.net.

Është mjaft i përfolur për stilin e jetesës, por jo vetëm. Atdheu ka një reputacion me vajzat, e veçanërisht me ish-konkurrentet e “Përputhen”, pasi që dihet se ka pasur lidhje me disa prej tyre.

Së fundi ishte Antonela ajo e cila ‘ngriti’ vetulla të ndjekësve kur ngacmoi Atdheun pas një postimi në Instagram

Komentit të Antonelës e cila e pyeti ‘mos është binjak’, Atdheu i ktheu duke thënë se po por po i mungon një binjake.

Ndërsa ish-konkurrentja i ktheu pa përtesë se ai deshi të thoshte një bricjap, shenjë kjo e horoskopit të Borës.

Kjo gjë bëri që Atdheu të shprehej se ai i do shumë bricjapët dhe se do që fatin e jetës ta ketë një bricjap.

Kronike

Lajm i mire/ Aktorja e dashur nga të gjithë do të marrë pjesë në “Big Brother Vip”

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Madje, tani dihet edhe data e saktë se kur do të nisë emisioni i shumëpritur nga të gjithë, do të jetë data 1 tetor që do të shënojë fillimin e Big Brother Vip në Shqipëri.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ka zbuluar së fundmi konkurrenten e radhës.

Bëhet fjalë për një figurë të njohur të artit shqiptar, aktoren e njohur dhe të dashur nga të gjithë, Ema Andrea.

Ajo do t’i bashkohet këtë vit “Big Brother VIP” dhe do të ndajë shtëpinë me personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it. Ema bëhet kështu banorja e katërt që është zbuluar deri më sot. Vetë faqja zyrtare e Big Brother në Instagram ka zbuluar deri më sot përmes një videoje dy këngëtaret, që janë Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj. Gjithashtu është zbuluar përmes portaleve të ndryshme që pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë edhe aktori Romeo Veshaj. Pra deri më sot bashkë me Ema Andrean kemi 4 emra të zbuluar deri më sot.

Kronike

Vera po largohet, por jo edhe i nxehti , ja sa pritet të shkojnë temperaturat gjatë

Edhe kjo e premte do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe motit të kthjellët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë orëve të pasdites priten vranësirat në veriperëndim e veri të vendit do të pasohen nga reshje shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet. Në mbrëmje përgjatë brigjeve të Jonit era do të jetë dhe e vrullshme duke u pasuar me valëzim të forcës 3.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 13°C deri në 29°C

zonat e ulëta 18°C deri në 33°C

zonat bregdetare 20°C deri në 31°C

Ju urojmë një pasdite të mbarë!

Lajme

Kahn: Goretzka dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit

Ndonëse negociatat zgjatën plot 11 muaj, Bayerni i Mynihut ia doli të “blindojë” mesfushorin Leon Goretzka, i cili firmosi tashmë një kontratë të re 5-vjeçare, që do ta mbajë në Bavari deri në verën e 2026-ës.

Drejtuesi më i lartë i klubit bavarez, Olivier Kahn u shfaq mjaft i lumtur për rinovimin e gjermanit dhe deklaroi se Goretzka bashkë me Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit, ndaj “blindimi” me kontrata të reja i tyre, është shenjë për të ardhmen e klubit.

“Jemi shumë të lumtur që më në fund Goretzka zgjodhi të zgjatë bashkëpunimin me ne, ndonëse negociatat zgjatën më shumë se zakonisht. Ai dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit dhe kontratat e reja afatgjata të tyre, janë shenjë se klubi do të vijojë të garojë për të fituar çdo trofe të mundshëm”, deklaroi Kahn.

Lajme

Djali i bën pyetjen 1 milion dollarëshe, Sali Berisha nuk e mban dot të qeshurën (video)

Një demokrat është tallur ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Teksa mori fjalën për të bërë pyetje, demokrati i tha Berishës nëse e dinte që Lulzim basha nuk di tabelën e shumëzimit.

Pjesë nga biseda

Demokrati: A dinit që Basha nuk e dinte tabelën e shumëzimit?

Sali Berisha: Jo, ishte lapsus, ishte lapsus ai në Kuvend (qesh)

Demokrati: Lapsus, por kur mblidhte statistikat, na thoshte jemi të parët, siç duket nuk dolëm ashtu.

error: Kujdes: Nuk lejohet kopjimi i këtij teksti!!