
Ska me dyshime! Bora dhe Atdheu të lidhur? Antonela zbulon çdo gjë
Antonela përmes disa komenteve në rrjete sociale ka ngacmuar Atdheun. Atdhe Xharavina njihet si fytyrë publike pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë “Përputhen”, shkruan lajmi.net.
Është mjaft i përfolur për stilin e jetesës, por jo vetëm. Atdheu ka një reputacion me vajzat, e veçanërisht me ish-konkurrentet e “Përputhen”, pasi që dihet se ka pasur lidhje me disa prej tyre.
Së fundi ishte Antonela ajo e cila ‘ngriti’ vetulla të ndjekësve kur ngacmoi Atdheun pas një postimi në Instagram
Komentit të Antonelës e cila e pyeti ‘mos është binjak’, Atdheu i ktheu duke thënë se po por po i mungon një binjake.
Ndërsa ish-konkurrentja i ktheu pa përtesë se ai deshi të thoshte një bricjap, shenjë kjo e horoskopit të Borës.
Kjo gjë bëri që Atdheu të shprehej se ai i do shumë bricjapët dhe se do që fatin e jetës ta ketë një bricjap.