falcao
Uncategorized

Falcao shpjegon zgjedhjen e tij per numrin 3

Radamel Falcao rikthehet pas 8 sezonesh në La Liga, aty ku shkëlqeu me fanellën e Atleticos së Madridit në periudhën 2011-2013, por këtë herë për t’u bërë pjesë e një klubi nga periferia e Madridit, si Rayo Vallecano e sapo-ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi 35-vjeçar kolumbian ka firmosur për dy sezone me klubin dhe do të provojë të japë kontributin e tij për të siguruar mbijetesën, megjithatë ajo që bën përshtypje është numri që ka zgjedhur të mbajë mbi fanellë.

Ndryshe nga numrat normalë të një sulmuesi, Falcao ka zgjedhur të luajë me bluzën me numrin 3, që zakonisht vishet nga mbrojtësit, teksa ka deklaruar se këtë numër e ka mbajtur babai i tij kur ka luajtur futboll, ndaj ka zgjedhur ta mbajë pikërisht për kënaqësi të tij.

Sulmuesi kolumbian qëndroi për dy vite në Stamboll te Galatasaray, por pa arritur të lë gjurmë.

35-vjeçari ka shkëputur kontratën me gjigantin turk, derisa sot është zyrtarizuar tek skuadra spanjolle Rayo Vallecano.

Falcao është zyrtarisht një futbollist i ri i Vallecanos, por klubi nuk ka zbuluar asgjë në lidhje me kontratën e tij.

error: Kujdes: Nuk lejohet kopjimi i këtij teksti!!