Uncategorized

Muçi në formë të shkëlqyer, shënon sërish për Legian, debuton Çelhaka!

Pas paraqitjes së shkëlqyer që bëri në Europa League në ato pak minuta që luajti ndaj Spartakut të Moskës ku dha një asist, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Poloni dhe të tregojë se ai fillim i vështirë ishte thjesht mungesë ambientimi. Ish-talenti i Tiranës ka gjetur sërish golin për Legia Ëarszaë në Poloni. 20-vjeçari ka arritur të finalizojë me sukses një aksion të projektuar nga ai me një skemë shumë të bukur. Në fund talenti kaloi çdo kundërshtar dhe tundi rrjetën në afërsi të portës.Ky ishte goli i tretë sezonal për Muçin që udhëhoqi Legian drejt suksesit 3-1 ndaj Gornik Leczna ndeshje në të cilën Muçi dhe Kastrati luajtën titullarë ndërsa debutoi edhe Jurgen Çelhaka me Legian teksa u aktivizua në minutën e 73-të.

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur këtë të diel grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ka në program për muajin shtator. Trajneri Ervin Bulku ka thirrur 22 lojtarë për miqësoret me Kosovën dhe Kombëtaren shqiptare U-18, ndërsa grumbullimi do të zgjasë 6 ditë.

Ekipi kuqezi është akomoduar në hotel Dyrrah në Durrës, teksa seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal, po në Durrës. Gjashtë nga lojtarët e thirrur për këto ndeshje aktivizohen me klube të huaja, kurse të tjerët janë pjesë e klubeve të kampionatit shqiptar. Që të gjithë lojtarët e thirrur janë vënë në dispozicion të stafit teknik dhe kanë nisur përgatitjet.

Testi i parë i 17-vjeçarëve do të jetë ai i 22 shtatorit ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës në Prishtinë. Ndërsa më datë 24 shtator Kombëtarja U-17 do të masë forcat me Kombëtaren U-18. Takimi mes dy përfaqësuesve të moshave kuqezi do të luhet më datën 24 shtator 2021 në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes duke nisur nga ora 11:00.

Dy miqësoret do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Bulku që të krijojë grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2022, që luhen në muajt tetor-nëntor në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Më poshtë edhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja U-17 për dy miqësoret e shtatorit:

Uncategorized

Solskjaer nuk i kënaq dot të gjithë, 7 lojtarë drejt largimit nga Man. United

Manchester United ishte një nga skuadrat më aktive gjatë merkatos së verës, duke afruar në ekip tre titullarë si Jadon Sancho, Raphael Varane dhe mbi të gjitha Cristiano Ronaldo, të cilët kanë shtuar ndjeshëm cilësinë dhe eksperiencën në skuadër.

Trajnerit Solskjaer nuk i mbetet gjë tjetër tashmë, veçse të menaxhojë një grup të tejmbushur me lojtarë cilësorë dhe t’i udhëheqë drejt suksesit, megjithatë norvegjezi do ta ketë të vështirë t’i kënaqë të gjithë me aktivizimin.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit po planifikojnë të shesin, apo largojnë në huazim të paktën 7 futbollistë në merkaton e janarit, shumë prej të cilëve emra që do t’i kishin zili një pjesë e madhe e klubeve europiane.

Kështu Donny Van de Beek, Anthony Martial, Jesse Lingard, Phil Johns, Eric Baily, Diogo Dalot dhe Alex Telles janë në listën e lojtarëve që nuk shihen me prioritet nga Solskjaer dhe drejtuesit e Man. United janë gati të vlerësojnë ofertat në drejtim të tyre.

Edhe gjatë verës këta futbollistë ishin në listën e lojtarëve që mund të largohen, por munguan ofertat konkrete për shitje, ndaj “djajtë e kuq” vendosën t’i mbajnë, por në janar mund t’i lënë të largohen qoftë edhe në huazim, për të mos prishur atmosferën në grup, me lojtarë të hatërmbetur për shkak të aktivizimit me pikatore.

Uncategorized

Fitojnë Reali dhe Wolfsburgu!

Tjetër fitore në minutat e fundit për Realin e Madridit pas asaj ndaj Interit në Champions League. Los Blancos triumfuan 1-2 në transfertën e Mestallas ndaj Valencias falë golave të realizuar në 4 minutat e fundit të kohës së rregullt nga Vinicius dhe Benzema. Një sukses me përmbysje në një fushë të vështirë me Realin që bëri të pavlefshëm golin e Hugo Duros. Më këtë fitore e 4-ta në 5 takime skuadra e Ancelottit mori e vetme kryesimin e La Ligas me 13 pikë, 2 më shumë se kampionët në fuqi të Atletico Madrid.

Wolfsburgu ndalet për herë të parë, fitojnë Dortmund e Leverkusen!

Pas 4 fitoreve në 4 ndeshjet e para të Bundesligas, Wolfsburgu i Mark Van Bommel u ndal në javën e 5-të nga Eintracht i Frankfurtit. Në Volksvagen Arena ujqërit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 përballë ekipit që tashmë drejtohet nga ish-trajneri i tyre Oliver Glasner, me Wolfsburgun që pas këtij raundi i duhet të ndajë edhe kreun e renditjes me kampionët në fuqi të Bayern Munich në kuotën e 13 pikëve. Miqtë nga Frankfurti të cilët regjistruan barazimin e 5-të rresht mes kampionatit dhe Europa Leagues, zhbllokuan shifrat në minutën e 38-të me holandezin Lammers. Ndërkohë një tjetër sulmues holandez Weghorst në minutën e 70-të realizoi golin e barazimit duke i dhënë një pikë Wolfsburgut dhe duke i evituar humbjen e parë sezonale.

Erling Haaland është një bishë e vërtetë për Borussian e Dortmundit në këtë sezon. Me dy gola të sulmuesit norvegjez, rrjetën fantastike të Raphael Guerrieros që zhbllokoi shifrat dhe autogolin e Marvin Friedriech, verdhezinjtë mposhtën 4-2 Union Berlinin në Signal Iduna Park duke marrë fitoren e 3-të rresht dhe të 4-ën në 5 takime. Haaland me këto dy gola shkoi në kuotën e 7 finalizimeve në këtë sezon të Bundesligas duke barazuar Leëandoëskin në krye të listës së golashënuesve. Union Berlini në krahun tjetër të dy golat i realizoi në pjesën e dytë duke rihapur për pak minuta sfidën me Krusen dhe Voglsammer. U rikthye te suksesi Bayer Leverkusen që triumfoi me shifrat 1-3 në transfertën e Mercedes Benz Arena ndaj Shtuttgart në një ndeshje ku shkëlqeu talenti 18-vjeçar Florian Wirtz me një gold he një asist ndërsa shënuan edhe Andrich e Patrik Schik.

error: Kujdes: Nuk lejohet kopjimi i këtij teksti!!