

Ndryshon kalendari për javën e tretë, ndeshjet luhen në tri ditë
Ndryshon kalendari për javën e tretë të Abissnet Superiores, që do të luhet në tre ditë, duke nisur nga e shtuna pasdite deri të hënën.
Kështu sfida e parë e javës është ajo mes Teutës dhe Dinamos, që është planifikuar të luhet të shtunën në orën 13:45, në stadiumin e Rrogozhinës.
Shkak për këtë zhvendosje është fakti që në “Niko Dovana” po punohet për të përmirësuar cilësinë e tapetit dhe Teuta e ka nisur sezonin duke luajtur në fusha të tjera ndeshjet si pritëse.
Po të shtunën në të njëjtën orë, do të luhet sfida Kastrioti-Tirana. Ky takim do të luhet në Kamëz, që është bërë edhe shtëpia e krutanëve që prej rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
E diela është rezervuar për sfidën më të rëndësishme të javës, atë mes Partizanit e Vllaznisë, e cila do të startojë në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, që është zgjedhur nga kryeqytetasit për pritjen e këtij takimi.
Dy sfidat e tjera të javës së tretë, Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi, do të luhen të hënën në orën 13:45. Të gjithë takimet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, ku nuk do të mungojë as emisioni dedikuar Superiores “Gol pas Goli”.
Kalendari i javës së tretë:
E Shtunë, 13:45
Teuta – Dinamo (Rrogozhine)
Kastrioti – Tirana (Kamëz)
E Diel, 19:45
Partizani – Vllaznia (Elbasan Arena)
E Hënë, 13:45
Laçi – Kukësi
Egnatia – Skënderbeu

Thuhet se është në lidhje; Bora Zemani i sqaron të gjithë
Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Për prezantuesen e emisionit “Për’puthen” qarkullojnë fjalë se është në lidhje me ish-konkurrentin e programit, Atdhe Xharavinën. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e ‘fiksimit’ të Atdheut me Borën sa në një intervistë të fundit kur u pyet sesi dëshiron ta quajë vajzën, ai zgjodhi emrin Nala, të njëjtin emër që ka thënë dhe Bora. Ama Bora vendosi ‘pikat mbi i’.
Prezantuesja ka realizuar një pyetësor te faqja e saj e Brandit: Bzzz Company. E pyetur në lidhje me këtë çështje ajo tha se është 100% single.
Kujtojme se Bora deshiron ta mbaj larg jeten private: “Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora me bindje të plotë.

E ka ndare mendjen. Kur Arbana është në punë, ja kush kujdeset për Diellin dhe Jonin
“Big Brother” është një nga formatet më të suksesshme televizive në vendin tonë. Rikthimi i tij pas 4 vitesh dhe këtë herë në versionin VIP, pra me personazhe publike, bëri goxha bujë dhe duket se publiku po e pret me padurim. Ashtu si edhe në edicionet pararendëse, drejtimi i tij i është besuar gazetares së njohur Arbana Osmani, e cila ka thënë se programi do fillojë në tetor, por pa zbuluar datën.
Mirëpo duket se realityshoë i shumëpritur do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit, më 1 tetor. Mbrëmjen e djeshme Arbana u është përgjigjur disa prej pyetjeve lidhur me këtë produksion, ku sigurisht nuk mungoi edhe pyetja klasike se kush do të kujdeset për dy çunat.
“E para, kam fatin të kem një staf shumë të aftë që mund të punojnë lirisht, edhe pa mua 24 orë prezente. E dyta, kam një superskuadër me gjyshe, familjarë dhe dado që do të më ndihmojnë. E treta, pavarësisht impenjimit do të përpiqem të rri me ta në çdo moment të lirë.”-ka thënë ajo, duke shuar kështu kureshtjen e të gjithëve.

E fundit! Nesër rihapet Ambasada Gjermane, ja njoftimi i rëndësishëm për shqiptarët
Pas disa ditësh mbyllje, nga dita nesërme rihapet sërish ambasada gjermane në Tiranë.
“Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri…”-njofton ambasada.
NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS:
“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri.
Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë çështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane. /albeu.com/

Ikona e televizionit në Shqipëri i rikthehet sërish ekranit pas kaq vitesh
Silvana Braçe u rikthye në ekran si të mos kishte ikur kurrë, por këtë herë jo në TVSH-në që ishte shtëpia e saj për shumë vite, por në ‘Top Channel’. Ervin Kurti ka realizuar një rubrikë të re dedikuar të gjithë shqiptarëve që jetën e kanë jashtë vendit momentalisht. Presantuese e rubrikës është pikërisht Silvana Braçe, ikona e televizionit të vetëm në Shqipëri në vitet ‘80 dhe ‘90.
Silvana ka drejtuar e prezantuar spektakle dhe shumë programe, e ka qenë një nga figurat më të dashura dhe familje për popullin. Të njëjtin qëndrim, tonalitet zëri dhe sharm, Silvana pati edhe sot kur doli në ekran në ‘E Diell’.
Ju kish marrë malli për të?/revistawho.com