Lajme

E fundit! Nesër rihapet Ambasada Gjermane, ja njoftimi i rëndësishëm për shqiptarët

Pas disa ditësh mbyllje, nga dita nesërme rihapet sërish ambasada gjermane në Tiranë.

“Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri…”-njofton ambasada.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS:

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri.

Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë çështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane. /albeu.com/

Lajme

Ska me dyshime! Bora dhe Atdheu të lidhur? Antonela zbulon çdo gjë

Antonela përmes disa komenteve në rrjete sociale ka ngacmuar Atdheun. Atdhe Xharavina njihet si fytyrë publike pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë “Përputhen”, shkruan lajmi.net.

Është mjaft i përfolur për stilin e jetesës, por jo vetëm. Atdheu ka një reputacion me vajzat, e veçanërisht me ish-konkurrentet e “Përputhen”, pasi që dihet se ka pasur lidhje me disa prej tyre.

Së fundi ishte Antonela ajo e cila ‘ngriti’ vetulla të ndjekësve kur ngacmoi Atdheun pas një postimi në Instagram

Komentit të Antonelës e cila e pyeti ‘mos është binjak’, Atdheu i ktheu duke thënë se po por po i mungon një binjake.

Ndërsa ish-konkurrentja i ktheu pa përtesë se ai deshi të thoshte një bricjap, shenjë kjo e horoskopit të Borës.

Kjo gjë bëri që Atdheu të shprehej se ai i do shumë bricjapët dhe se do që fatin e jetës ta ketë një bricjap.

Lajme

Kahn: Goretzka dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit

Ndonëse negociatat zgjatën plot 11 muaj, Bayerni i Mynihut ia doli të “blindojë” mesfushorin Leon Goretzka, i cili firmosi tashmë një kontratë të re 5-vjeçare, që do ta mbajë në Bavari deri në verën e 2026-ës.

Drejtuesi më i lartë i klubit bavarez, Olivier Kahn u shfaq mjaft i lumtur për rinovimin e gjermanit dhe deklaroi se Goretzka bashkë me Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit, ndaj “blindimi” me kontrata të reja i tyre, është shenjë për të ardhmen e klubit.

“Jemi shumë të lumtur që më në fund Goretzka zgjodhi të zgjatë bashkëpunimin me ne, ndonëse negociatat zgjatën më shumë se zakonisht. Ai dhe Kimmich janë “zemra” e lojës së Bayernit dhe kontratat e reja afatgjata të tyre, janë shenjë se klubi do të vijojë të garojë për të fituar çdo trofe të mundshëm”, deklaroi Kahn.

Lajme

Djali i bën pyetjen 1 milion dollarëshe, Sali Berisha nuk e mban dot të qeshurën (video)

Një demokrat është tallur ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Teksa mori fjalën për të bërë pyetje, demokrati i tha Berishës nëse e dinte që Lulzim basha nuk di tabelën e shumëzimit.

Pjesë nga biseda

Demokrati: A dinit që Basha nuk e dinte tabelën e shumëzimit?

Sali Berisha: Jo, ishte lapsus, ishte lapsus ai në Kuvend (qesh)

Demokrati: Lapsus, por kur mblidhte statistikat, na thoshte jemi të parët, siç duket nuk dolëm ashtu.

Lajme

Detaje tròndítëse nga vràsja e 23-vjeçares në Fier, gazetarja: E reja është qélluar me…(VIDEO)

Detaje të tjera tròndítëse dalin në dritë nga vràsja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, nga ish-burri i quajtur Etlon.

Gazetarja Dorjana Bezat, nëpërmjet një lídhjeje direkte me studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, tha se víktíma është qéllùar me 7 plùmba në pjesën e kraharorit.

Ndërsa sipas saj, i shoqi, më pas ka qéllùar në ajër, para se të largohej nga banesa në drejtim të një zone rurale, ku dhe u arréstua.

“Ajo ka marrë 7 plùmba në pjesën e kraharorit. Eltoni më pas, nga informacionet që kam, ka qéllùar në ajër dhe është larguar”, tha gazetarja.

Ndërkohë, babai i vajzës, në një prononcim për emisionin “Zemër të hapur”, tha se nuk pranon ngushëllíme nga familja e ish dhëndrit dhe e gjitha që kërkon është të vendoset drejtësi, ose në të kundërt paralajmëron vetëgjýqësi.

“Nuk kam nevojë për ngushëllíme, kërkoj dénim në litar, ose nëse duan west bëjmë qest. Nuk dua më ngushëllime nga ato pléhëra”, tha babai i viktímës.

 

error: Kujdes: Nuk lejohet kopjimi i këtij teksti!!